Grupi i hakerëve “Anonymous” ka bërë të ditur se tashmë ka zbuluar e-mail adresat e zyrtarëve të qeverisë serbe në ministri të ndryshme.
Mesazhin e fundit për presidentin serb, Aleksander Vuçiq, grupi “Anonymous”, e ka përfunduar duke thënë “Hej, kukull e Putinit, ku je? Akoma me qen?!”.
Pak ditë më parë, ky grup kishte bërë të ditur se kishte hakuar uebfaqen e Ushtrisë serbe.
JUST IN: The #Anonymous collective leaked the email addresses of hundreds of Serbian government officials in various ministries. #OpSerbia engaged.
Link: https://anonfiles[.]com/Jct6DdQ1y1/SerbianGOVEmailLeaks_rar
Hey, Putin's puppet, where are you? With the dogs, yet?! pic.twitter.com/v4T9aH3Ust
— Anonymous TV 🇺🇦 (@YourAnonTV) January 8, 2023
Për këtë ka reaguar dhe eksperti i sigurisë, Agim Musiu, i cili ka thënë se ky grup “me gjasë ka vendosur që t’ia pijë gjakun me pambuk Vuçiqit”.
Eksperti i sigurisë ka njoftuar se në këtë të diel janë publikuar qindra-mijëra email adresa të zyrtarëve institucionalë të Serbisë, të cilët nuk do të duhej të përdoreshin më nga Serbia.
“Nga ajo që më ra në sy ishin emailat për “media” nga shërbimi i inteligjencës së tyre, gjë që dëshmon kontrollin e Vuçiqit/Vulinit me media, përkatësisht kontrollin e pushtetit mbi mediat”, ka thënë tutje eksperti i sigurisë, Agim Musliu.