Partia Laburiste e Australisë fiton zgjedhjet kombëtare pasi kryeministri Scott Morrison pranon humbjen, duke i dhënë fund gati një dekade të qeverisë konservatore.
Partia e Albansese-s kishte premtuar veprime konkrete që do bënin ndryshime klimatike.
Anthony Albanese udhëheqës i Partisë Laburiste dukej shumë i sigurt që do formonte një qeveri të pakicës, megjithëse ishte e paqartë, teksa numërimi vazhdonte nëse partia do të kishte vende të mjaftueshme për një shumicë, sipas parashikimeve të lajmeve, transmeton CNN.

Për të formuar një qeveri të shumicës partitë kanë nevojë për një shumicë prej 76 vendesh, ku laburistët janë afër 70 vendeve sipas Komisionit Zgjedhor Australian.
Amanda McKenzie, pronarja e grupit kërkimor nga këshilli i Klimës shpalli veprimin e klimës si fitues të votës.
“Miliona australianë kanë vendosur klimën në plan të parë. Tani, është koha për një rivendosje radikale se si ky komb i yni i madh vepron ndaj sfidës klimatike,” tha ajo në një deklaratë.
Albanese politikani i cili u premtoi votuesve një ndryshim të sigurtë ka shërbyer si ministër në qeverinë e mëparshme laburiste, nën kryeministrat Kevin Rudd dhe Julia Gillard, përpara se të merrte drejtimin e laburistëve pas humbjes së fundit në zgjedhjet e partisë në 2019.
Pas kësaj humbjeje laburistët u kthyen në fushatënn zgjedhore me premtime të mëdha për të hequr frikën e votuesve të cilët ishin të shqetësuar për ndryshimet rrënjësore.
Pas fitores së Albanese nuk mungoi as urimi për fitoren nga ish-kryeministri tashmë Morrison ku përmes një telefonate e kishte përgëzuar për fitoren e tij.
“Unë kam besuar gjithmonë te australianët dhe gjykimi i tyre dhe gjithmonë kam qenë i përgatitur të pranoj verdiktin e tyre,” ka thënë ai.
Albanese është shprehur se do të punojë çdo ditë për popullin dhe se qeverisja e tij do të jetë e drejtë dhe e denjë për australianët.
“Unë dua të bashkoj vendin,” u tha Albanese gazetarëve të shtunën pasi udhëhoqi partinë e tij drejt një fitoreje zgjedhore pas gati 10 vjetësh në opozitë.
Prejardhja e Albanese
Albanese i cili thuhet të jetë me prejardhje shqiptare, vetës së tij i referohet si biri i një nënë beqare, nëna e tij Maryanne e cila vuante nga artriti reumatoid dhe të ardhurat e saj ishin përfitimet e aftësisë së kufizuar, e rriti e vetme Anthony-n, në banesat e këshillit të viteve të 60-ta.
“Më dha një vendosmëri çdo ditë për t’i ndihmuar njerëzit sikur të isha duke u rritur për të pasur një jetë më të mirë. Dhe mendoj se kjo është ajo që duan Australianët,” tha ai për Klubin Kombëtar të Shtypit në janar.
Për Albanesen nëna e tij, Maryanne Ellery është një grua e jashtëzakonshme ku ai e gjen forcën tek ajo.
“Ajo do të ishte krenare sepse mori vendimin e guximshëm në vitin 1963 për të mbajtur një fëmijë që kishte jashtë martese,” ka thënë ai.
Babai i Albanese Carlo Albanese ishte nga Barletta e Italisë Juglindore ku mbiemri i tyre rrjedh nga populli arbëresh ku këtu mendohet se prejardhja e tij është shqiptare, dhe kryeministri i ri australian lindi nga një lidhje e shkurtër që ishte skandaloze në atë kohë për një grua të vetme katolike.
Kështu ajo i tha atij se babai i tij kishte vdekur për ta kursyer të vërtetën, ka thënë ai.
“Ishte një vendim i vështirë,” tha ai. “Ajo thotë diçka për presionin që u është bërë grave dhe presionet që u bëhen ende grave kur përballen me rrethana të vështira. Fakti që ai fëmijë tani kandidon për kryeministër tregon shumë për të dhe guximin e saj, por gjithashtu. thotë shumë për këtë vend”.