Marcel Duchamp u lind në Blainvillen, Normandi, në një familje ku të gjithë motrat dhe vëllezërit u bënë artistë.
Në vitin 1911, ai zhvilloi stilin e tij të kubizmit, i cili ishte po aq futuriste nga frymëzimet e tij dhe i cili karakterizohet nga vepra e tij e vitit 1912, Nude Descending a Staircase.
Duchamp njihet si njëri nga themeluesit e lëvizjes Dadaiste, në fillim të viteve 1910, duke reaguar kundër rritjes se kapitalizmit dhe degradimit të artit, pra gjate këtyre viteve filluan të eksplorojnë një art të ri, ose siç e përshkruan Duchamp si anti-art.
Dadaizmi është një lëvizje artistike nga fillimi i shekullit të 20-të, para surrealizmit dhe me rrënjët e saj në një sërë kryeqytetesh të mëdha artistike evropiane, përcjell Artland.
E zhvilluar në përgjigje të tmerreve të Luftës së Parë Botërore, lëvizja dada hodhi poshtë arsyen, racionalitetin dhe rendin e shoqërisë kapitaliste në zhvillim, në vend të kësaj favorizonte kaosin, marrëzitë dhe ndjenjat antiborgjeze.
Nga viti 1913, Duchamp hodhi poshtë atë që ai përshkroi si “art retinal” dhe filloi të bënte “readymades”.
Me lëvizjen dadaiste erdhi edhe një formë skulpturimi që u quajt “readymade”, ku ripërdorën objekte të gjetura ose te prodhuara fabrikisht për një qëllim që nuk është ekspozimi si vepër arti, por për përdorim të përditshëm dhe këto objekte janë marrë dhe vendosur nëpër galeri arti sikur instalacione.
Pra, u përvetësuan objekte të përditshme, të cilat Duchamp i përdori për të vënë në dyshim nocionin e artit dhe për të hequr nocionet e adhurimit dhe tërheqjes përreth artit, të cilat i konsideronte të panevojshme.
“Readymade-i” i parë ishte “Rrota e biçikletës” në vitin 1913, në të cilën ai montoi një rrotë biçiklete në një stol prej druri.
Ndërsa, një tjetër ishte, dhe e cila është më e famshmja prej “readymade-ve” të tij është Urinari.
Urinari i Marcel Duchamp është një nga ‘readymade-it’ e tij më të famshme dhe është i njohur si një pjesë ikonë e artit të shekullit të njëzetë. Urinari përbëhet nga një guacë e banjos, e cila në anën e pasme ka të nënshkruar “R.Mutt 1917″ me bojë të zezë. Duchamp shpjegoi zgjedhjen e R.Mutt, duke thënë: “Mutt vjen nga Mott Works, emri i një prodhuesi të madh të pajisjeve sanitare”.
Por, Duchamp e ndryshoi atë në Mutt, pas filmit vizatimor të përditshëm “Mutt dhe Jeff” që u shfaq në atë kohë dhe me të cilin të gjithë ishin të njohur.
Duchamp pohoi se ideja për Urinarin ishte frymëzuar nga një bisedë me koleksionistin e artit Walter Arensberg dhe artistin Joseph Stella, gjë që e shtyu atë të blinte një guac banjo dhe ta dorëzonte atë në Shoqërinë e Artistëve të Pavarur në Nju Jork. Pavarësisht se Shoqëria duhej të pranonte të gjitha veprat e të gjithë artistëve që ishin pjesë e shoqërisë dhe vetë Duchamp ishte në bordin e drejtorëve, bordi refuzoi URINARIN dhe refuzoi ta përfshinte atë në ekspozitë për shumë arsye.
Kjo shkaktoi një skandal dhe në revistën Dada të krujuar nga Duchamp dhe miqtë e tij, ata mbronin veprën duke shkruar: “Nuk ka rëndësi nëse zoti Mutt me duart e tij e ka bërë shatërvanin apo jo. Ai e ZGJODHI”. Ai mori një artikull të zakonshëm të jetës, e vendosi në mënyrë që rëndësia e tij e dobishme të zhdukej nën titullin dhe këndvështrimin e ri – krijoi një mendim të ri për atë objekt.
Pavarësisht gjithë polemikave rreth ekspozitës së saj, Urinari vazhdoi të bëhej një nga “readymade” më ikonike të Duchamp dhe një nga veprat më me ndikim të artit të shekullit të njëzetë, duke vënë në pikëpyetje se çfarë përbën një vepër arti.
Kjo thyen traditën se artisti është një gjeni, dhe vetëm ai mund të bëjë një vepër arti, por me Duchamp dhe Urinarin e tij, çdo kush mund të bëjë një vepër arti dhe të jetë një artist.