Anton Berisha ironizon me deklaratën e Kurtit: “Ai arsyeja e vetme që Serbia është kundër Kosovës”

Anton Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti. Ku sipas Berishës Kurti ka një rrëshqitje frojdiane, duke aluduar përmes deklaratave të vet kryeministrit se Beogradi është kundër Kosovës vetëm shkaku i Kurtit

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha,

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ku ky i fundit pas ka reaguar pas vendimit të bojkotimit të institucioneve të Kosovës nga serbët duke thënë “Unë nuk jam kryeministër kundër serbëve të Kosovës, por Beogradi është kundër meje.

Kurti: Presidenti i Serbisë i ka gënjyer dhe ka zhgënjyer amerikanët e evropianët

Sipas Berishës kjo i bie që me shekuj Serbia nuk pasa qenë kundër shqiptarëve të Kosovës, por arsyeja e vetme e betejave te tyre është Kurti.

“’Unë nuk jam kryeministër kundër juve, por Beogradi është kundër meje’ – paska thënë Albin Kurti . I bie, që me shekuj Serbia nuk paska qenë kundër shqiptarëve e Kosovës por arsyeja e vetme e betejave të tyre është Kurti”, ka shkruar Berisha.

Ai këtë deklaratë të Kurti e sheh si një rrëshqitje frojdiane të një mendësie fëmijërore, dhe sipas tij Kurtit për këtë i konkurron vetëm presidentja Vjosa Osmani.

Ai shtoi se fati i keq i Kosovës është se edhe Albin Kurit edhe Vjsoa Osmani janë bartës të funksioneve më të larta të shtetit.

“Fati i keq i Kosovës është se të dytë janë bartës të dy funksioneve më të larta të shtetit”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika