Antonio Rudiger i bashkohet klubit të Real Madridit

Mbrojtësi i Chelsea, Antonio Rudiger ka arritur marrëveshjen me klubin e Real Madrid

Rudiger është gati që të bashkohet me kampionët spanjollë në transferim të lirë. Që nga data 1 korrik, ai do të jetë pjesë e ekipit me marrëveshje katërvjeçare.

Tashmë, gjithçka është kompletuar pas këtij konfirmimi. Marrëveshja është vulosur ditëve të fundit, këtë e kanë konfirmuar edhe burimet e klubit, ku Rudiger ka bërë zgjedhjen e tij në prill, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Kontrata e nënshkruar vlen deri në muajin qershor 2026, por njoftimi zyrtar nuk do të arrijë menjëherë, pasi klubi do ta njoftojë lojtarin kur të përfundojë sezoni aktual për të, i cili është ende si lojtar i klubit të Chelsea.

Ish-kapiteni i Chelsea, John Terry, për SkySports ka shprehur zhgënjimin për largimin e Rudiger duke u shprehur se “Si e kemi lënë këtë njeri që të shkojë?”

Sipas SkySports, vlera e tij do të jetë 400,000 euro në javë.

Real Madrid pranë marrëveshjes me Antonio Rudiger

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika