Anulohen fluturimet në aeroportin e Mançesterit pas problemeve me rrymë

Foto/ Reuters

Në Aeroportin e Mançesterit, të tretin më të madhin në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të problemeve me rrymë, fluturimet janë shtyer ose anuluar ka njoftuar operatori i aeroportit.

Sipas autoriteteve përgjegjëse, aeroporti është prekur nga ndalja e rrymës në gjithë zonën, në orët e mëngjesit.

Pasagjerëve në terminalet 1 dhe 2 u është thënë të mos shkojnë në aeroport, pasi të gjitha fluturimet janë anuluar deri në njoftimin e radhës.

Pasagjerëve të terminalit 3 u është thënë të shkojnë në aeroport si zakonisht, mirëpo janë paralajmëruar që mund të ketë vonesa, raporton skynews.

Po ashtu, të gjithë janë informuar se mund të kenë probleme në sigurim të valixheve.

Situata është përshkruar nga pasagjerët si “kaotike”.

Pasagjerët në aeroport po përballen me vonesa të konsiderueshme. Foto: Reuters

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika