Anulohen për sot aktivitetet e “Defender Europe ‘23”, për shkak të tensioneve në veri

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka anuluar aktivitetet e parapara të ushtrimit "Defender Europe 23" për shkak të tensioneve në veri të vendit

“Defender Europe ‘23”, FSK-ja gati për ceremoninë hapëse(FOTO)

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka thënë se i ka anuluar aktivitetet e parapara të ushtrimit “Defender Europe 23”, për shkak të tensioneve në veri të vendit.

Sipas Ministrisë së Mbrotjes, aktivitetet “Defender Europe 23” do të anulohen vetëm sot (të martën e 29 majit).

“Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

Ndërsa, situata në veri ka eskaluar si rezultat i kundërshtimit të kryetarëve të rinj shqiptarë nga serbët lokalë, dhe kjo ka shkaktuar edhe dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika