Anulohet edhe festivali “BeerFest Kosova”

Edhe festivali zyrtar i birrës “BeerFest Kosova” është anuluar, për arsye se nuk po lejohet të mbahet në lokacionin e paraparë

Anulohet" BeerFest Kosova"

Festivali “Beerfest Kosova” i paraparë të mbahet më 24 deri 26 qershor është anuluar, ngase nuk po lejohet të mbahet në lokacionin e paraparë nga Policia e Kosovës, sipas njoftimit të BeerFest Kosova në rrjetin social Facebook.

Në një komunikatë për media nga organizatorët e festivalit, bëhet e ditur se në një takim me zyrtarët e Komunës së Prishtinës, drejtorëve të drejtorive relevante dhe Policisë së Kosovës që është mbajtur të hënën, organizatorëve u është komunikuar vendimi nga Policia e Kosovës që ky festival nuk do të lejohet të mbahet në lokacionin e përcaktuar, me arsyetimin se ky lokacion nuk i plotëson kushtet për këtë organizim.

“Kërkesat tona zyrtare për leje dhe pëlqime relevante për mbajtjen e këtij festivali në lokacionin e cekur, janë bërë në fillim të muajit mars. Deri në takimin e përbashkët që e kishim, nuk kemi pasur asnjë përgjigje, përkundër insistimit tonë, duke na mbajtur kështu peng për lokacion”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Gjithashtu, organizatorët e këtij festivali thonë se ky vendim është shumë i vonshëm,i paarsyeshëm si dhe shumë i dëmshëm.

“Në lokacionin e njëjtë ne i kemi mbajtur 4 edicionet e fundit dhe mendojmë që si lokacion është i përshtatshëm për këtë festival dhe aktivitete të tilla të ngjashme. Sido që të jetë, jemi shumë vonë për çfarëdo zgjidhje tjetër, prandaj jemi të detyruar që të anulojmë mbajtjen e festivalit në këto data, në lokacionin e paraparë”, thonë organizatorët

Vlen të theksohet se organizatoret e këtij festivali nuk do të ndalen dhe se janë në kërkim të një lokacioni të ri më të përshtatshëm për caktimin e datave të reja.

Anulohet Sunny Hill, nuk do të mbahet në Prishtinë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika