Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë është anuluar për shkak të problemeve me tenderin e organizimit, por pritet të mbahet në janar

Fotografi e realizuar gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Ministrave të Bosnjës, e mbajtur në tetor 2024.

Këshilli i Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës ka marrë vendim për të anuluar samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian (BE), i cili ishte planifikuar të mbahej më 4 dhe 5 dhjetor në Neum, në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, njëherësh ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez.

“Samiti është anuluar sepse ka dështuar tenderi për organizimin e kësaj ngjarjeje. Ka pasur një ankesë ndaj atyre që u kualifikuan si ofertuesit më të mirë”, tha Helez për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se tenderi i ri për organizimin e samitit do të shpallet “menjëherë” dhe se me shumë gjasë kjo ngjarje mund të mbahet në janar të vitit të ardhshëm.

Kjo ngjarje ishte planifikuar të mblidhte udhëheqësit kryesorë nga rajoni dhe BE-ja, me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe për të shqyrtuar çështje të rëndësishme politike, ekonomike dhe shoqërore.

Në samit, megjithëse nuk ishte konfirmuar zyrtarisht, siç është thënë për REL nga Delegacioni i BE-së në Bosnje e Hercegovinë, pritej të merrte pjesë edhe Marta Kos, e cila më 1 dhjetor merr detyrën e komisionares së BE-së për Zgjerimin.

Kjo do të ishte një nga vizitat e saj të para zyrtare.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika