Anulohet seanca gjyqësore ndaj Shaban Gogajt, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt

Seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit Shaban Gogaj, i cili akuzohet për vrasjen e Agonis Tetajt është anuluar për shkak të mosprezencës së avokatit të të akuzuarit

Është anuluar seanca gjyqësore ndaj Shaban Gogajt, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt, e cila ishte paraparë të mbahej të enjten.

Këtë e ka konfirmuar për Rtv Dukagjinin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Pejës, Tringa Zhuti.

Bëhet e ditur se kjo seancë ka dështuar për shkak të mungesës së avokatit të të akuzuarit.

Avokati Haxhiu Ceku, ka njoftuar se nuk kishte mundësi të marrë pjesë në seancë.

29-vjeçari Agonis Tetaj ishte vrarë në vendin e tij të punës në shtator të vitit 2018.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohet se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetaj dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve Agzon Hadërgjonaj dhe Faruk Zukaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika