Anulohet seriali i animuar “Pearl” i Meghan Markle

Netflix ka anuluar serialin e animuar "Pearl" të Megan Markle, pasi ka zbuluar një rënie të madhe të abonentëve

Netflix ka anuluar zhvillimin e “Pearl”, një serial i animuar, i krijuar nga Meghan Markle. Shfaqja e serialit ishte njoftuar në vitin e kaluar, por Netflix ka bërë të ditur se në muajin e kaluar ka zbuluar një rënie të madhe të abonentëve dhe ka paralajmëruar se shumë projekte do të largohen nga ky transmetues.

Projekti i Meghan Markle “Pearl” ka marrë mbi 50 miliardë dollarë nga vlera e tregut të kompanisë, transmeton “BBC NEWS”.

Kompania e formuar nga Duka dhe Dukesha e Sussex, “Archewell Productions” ka njoftuar vitin e kaluar se Meghan do të ishte një producente ekzekutive e “Pearl”.

Meghan Markle Pearl

Seriali ishte planifikuar të përqendrohej në aventurat e një vajze 12 vjeçare, që frymëzohej nga gratë me ndikim në histori.

Megjithatë, Netflix ka konfirmuar se do të vazhdojë të punojë në shumë projekte të “Archewell Productions”, duke përfshirë një seri dokumentarësh të quajtur “Heart of Invictus”.

Seriali “Heart of Invictus” do të fokusohet në atletët që garojnë në “Lojërat Invictus” për vetaranët e lënduar, një skenar i përgatitur nga Princ Harry, në Hagë në vitin 2022.

“Invictus Games”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika