Apeli anulon vendimin për hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj 5 të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimet e Gjykatës Themelore të Prishtinës me të cilat janë hedhur si jo të plota aktakuzat ndaj pesë të dyshuarve në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

“Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti për të Mitur, me aktvendimet PN.nr.71/2023 dhe PN.nr.85/2023, ka aprovuar si të bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur dhe ka anuluar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, më të cilat janë hedhur si jo të plota aktakuza PP/I.nr.685/22 e datës 21.12.2022, pika IV dhe VIII, si dhe aktakuza PP.I.nr.663/2022, përkatësisht propozimi PPM.nr. 444/2022 i datës 08.12.2022”, thuhet në komunikatë.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimet e gjykatës së shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave, respektivisht propozimit është si rezultat i shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat “shkelje kanë kushtëzuar që aktvendimet ankimor të anulohet dhe çështjet të kthehen në rivendosje”.

“Gjykata e Apelit, pas shqyrtimit të shkresave të lëndëve, aktvendimeve ankimore dhe ankesave të Prokurorisë, por edhe sipas detyrës zyrtare, ka gjetur se aktvendimet e ankimuara duhet anuluar dhe kthyer çështjet në rivendosje, për shkak se aktvendimet janë të përfshira në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 par. 1 pika 1.12 lidhur me nenin 370 të Kodit të Procedurës Penale sepse gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsyeje të mjaftueshme ligjore kur ka hedh aktakuzat e lartcekura, respektivisht arsyet të cilat janë dhënë nga gjykata e shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave janë të paqarta dhe kundërthënëse në vetvete dhe në kundërshtim me bazën ligjore për hedhjen e aktakuzës”, thuhet tutje.

Hidhet poshtë aktakuza ndaj pesë të dyshuarve lidhur me dhunimin e 11-vjeçares

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika