Apeli i Speciales pritet të vendosë në dhjetor për Gucatin dhe Haradinajn

Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara pritet që në dhjetor të vendosë për rastin eish-drejtuesve të OVL UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Apeli do të vendosë nëse do ta vërtetojë dënimin, do ta ndryshojë atë, apo nëse do t’i lirojë Gucatin e Haradinajn. Rrugën disa mujore deri tek ky vendim, Apeli do ta nis më 5 korrik, kur do të mbahet një seancë e paraapelit

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Më 18 maj, Gjykata e Shkallës së Parë i shpalli fajtorë,Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Prej atëherë, Gucati dhe Haradinaj janë në pritje të një vendimi tjetër nga Dhomat e Specializuara.

Pas ankesave të tyre, Gjykata e Apelit gjithashtu do ta thotë fjalën e saj.

E, ky vendim pritet të merret në fund të këtij viti.

“Sipas llogaritjes sime të këtyre afateve, nëse gjithçka shkon në rregull deri në dhjetor të vitit 2022, Gjykata e Shkallës së Dytë mund të marrë vendimin lidhur me çështjen Gucati dhe Haradinaj” ka deklaruar Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, për RTV Dukagjinin.

Punën drejt marrjes së shpalljes së aktgjykimit, Specialja do ta nis më 5 korrik, kur do të mbahet një seancë e paraapelit.

Medina Kadriu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tregon se kjo seancëështë e ngjashme me konferencat përgatitore të cilat janë duke u mbajtur në Dhomat e Specializuara.

“Rregullorja e ka paraparë që kryegjykatësi, apo gjykatësi referues nëse është caktuar, kur konsideron të nevojshme mund të thërrasë një konferencë para apelit që të ju mundësohet çdo personi që është i paraburgosur që të ngritë çështje lidhur me Apelin, përfshirë këtu gjendjen e tyre fizike dhe mendore”, ka thënë Medina Kadriu, Hulumtuese në Institutin e Kosovës për Drejtësi

Medina Kadriu, Hulumtuese në Institutin e Kosovës për Drejtësi

E këto procedura të Apelit të Speciales, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare tregon se dallojnë prej atyre në Kosovë.

“Në Kosovë pas pranimit të aktgjykimit me shkrim, palët kanë të drejtë që të bëjnë ankesë brenda 15 ditëve, kurse në Dhomat e Specializuara se janë disa afate, afatet për njoftim, afatet për apelim, afatet për përgjigje në ankesë, mandej janë disa afate deri sa të merret një vendim”, ka deklaruar Alijaj.

Gjykata e Shkallës së Parë i konsideroi fajtor dy ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, për zbulimin e informacioneve të mbrojtura, me publikimin e dokumenteve të Speciales.

Të dy u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika