Apeli refuzon sërish ndryshimin e masës së sigurisë për Belerin

Në Shqipëri, Gykata e Posaçme e Apelit refuzoi sot një tjetër kërkesë të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij

Kryetari i Bashkisë së Himares, Fredi Bejleri

Në Shqipëri, Gykata e Posaçme e Apelit refuzoi sot një tjetër kërkesë të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Vendimi i sotëm e lë sërish në paraburgimin zotin Beleri, i cili u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit nën dyshimet e korrupsionit në zgjedhje.

Javën e shkuar Prokuroria e Posaçme, njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes, e cila ka provokuar një përplasje të fortë mes Tiranës dhe Athinës. Kryeministri shqiptar ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk mund të pranojë ndërhyrje në sistemin e Drejtësisë.

Ndërsa autoritetet greke po përdorin mjete të ndryshme diplomatike dhe juridike për të ndikuar procesin, duke kërcënuar dhe me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Dje kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se “marëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë janë lënë në hije nga rasti i burgosjes së Fredi Belerit”.

Ndërsa sot për të ndjekur seancën në Gjykatën e Posaçme të Apelit, përveç ambasadores greke në Tiranë, ishin dhe dy avokatë grekë dhe presidenti i Avokatëve Pa Kufi. Në një konferencë për shtyp ata deklaruan se në rastin e zotit Beleri ka shkelje të konventës europiane për të drejtat e njeriut dhe se mbajtja e tij në paraburgim është sipas tyre, joproporcionale, edhe me shkeljen e pretenduar“. /VoA

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika