Apeli vërteton dënimin me 24 vjet burgim ndaj burrit që vrau gruan e tij në Llaushë

RTV Dukagjini ka siguruar dokumentin ku Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Themelores në Mitrovicë ndaj Skender Qerimajt, i dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen e gruas së tij në Llaushë

Ilustrim

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Themelores në Mitrovicë ndaj Skender Qerimajt, i dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij, Lirije Qerimajt në në Llaushë të Skenderajt.

Në vendimin e Apelit, të cilën e posedon RTV Dukagjini, thuhet se ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes së Skender Qerimajt kanë qenë të pabazuara dhe si shkak i kësaj është vërtetuar aktgjykimi i shkallës së parë.

“Refuzohen si te pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore – DR në Mitrovicë dhe ankesa e mbrojtësit të akuzuarit Skender Qerimaj, ndërsa, aktgjykimi i Gjykatës Themelore – DKR në Mitrovicë, P.127/22 i datës 12.09.2022, vërtetohet” thuhet në këtë aktgjykim 6 faqesh.

Lirije Qerimaj u vra në shtëpinë e saj më 5 janar të vitit të kaluar, disa ditë pasi ajo kishte paraqitur në polici bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Tek pas vrasjes së saj, Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte përfshirë në një aktakuzë të gjitha veprat penale, të kryera më herët nga Skender Qerimaj.

Ai u shpall fajtor për veprat penale vrasje e rëndë, lëndim i lehtë trupor, dhunë në familje e armëmbajtje pa leje, duke u dënuar me 24 vjet burgim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika