Apeli vërteton vendimin lirues për Selimin e Demakun

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Themelores në Prishtinë për lirimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, dhe ish-luftëtarit Jahir Demaku, nga akuza për krime lufte

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Jahir Demaku, janë liruar nga akuza për krime lufte kundër popullatës civile.

Në njoftimin e Apelit bëhet e ditur se e ka vlerësuar si të pabazë ankesën e Prokurorisë. 

Selimi dhe Demaku janë dënuar paraprakisht për krime lufte. Por rasti për të cilin u gjykuan së fundi u kthye në rigjykim, si pikë e vetme e aktakuzës.

Në anën tjetër, Prokuroria e Apelit, përmes parashtresës kishte kërkuar që të aprovohet ankesa e Prokurorisë Speciale, ndërsa lënda të kthehet në rivendosje.

Shkalla e dytë ka vlerësuar pretendimet ankimore të Prokurorisë, lidhur me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe ka ardhur në përfundim se aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, qofshin shkelje që kujdeset sipas detyrës zyrtare vetë gjykata apo shkelje që pretendohen në ankesën e Prokurorisë.

Apeli njofton se kolegji i kësaj gjykate ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë në pjesën e dispozitivit ka përshkruar të gjitha rrethanat e fakteve dhe se nuk ka asnjë kundërthënie në veten e tij, e as në raport me dispozitat ligjore që u janë ngarkuar të pandehurve për veprën penale të lartcekur.

“Sa i përket pretendimeve ankimore të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, gjykata e shkallës së dytë fillimisht ka konstatuar se në ankesën e prokurorisë nuk ka pretendim konkret se cili fakt apo fakte nuk janë vërtetuar drejtë apo në mënyrë të plotë, ashtu që ka vlerësuar se gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë. Ndërsa, lidhur me pretendimet e prokurorisë për shkelje të ligjit penal, kjo gjykatë ka pasur parasysh se shkalla e parë përveç se ka zbatuar drejtë ligjin penal ka dhënë arsye të shumta e në detaje për zgjidhjen e çështjeve ligjore që i ka bërë me rastin e marrjes së vendimit të tillë, duke iu referuar edhe praktikës ndërkombëtare, më konkretisht zbatimit të dispozitave që ndërlidhen me nenin 3 dhe 4 i përbashkët për katër konventat e Gjenevës, në raport me nivelin e pasojave të cilat rezultojnë nga dhuna apo tortura, e që në rastin konkret nuk rezulton asnjë nivel i pasojave të jetë provuar, për shkak se nuk dihet fare personi ndaj të cilit pretendohej se ishte ushtruar dhunë”, thuhet në njoftimin e Apelit.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë, në maj të vitit 2015, kishte shpallur fajtor dhe kishte dënuar me tetë vjet burg Sylejman Selimin për keqtrajtim të ndaluarve në fshatin Likoc gjatë luftës. Bashkë me Selimin, Isni Thaçi dhe Jahir e Zeqir Demaku ishin dënuar me nga shtatë vjet burg, ndërsa me tri vjet burg ishte dënuar Nexhat Demaku. Me nga tre vjet burgim ishin dënuar edhe Agim, Selman, Driton e Bashkim Demajt dhe Fadil Demakut.

Në shtator të vitit 2016, Gjykata e Apelit duke vendosur lidhur me ankesat e të akuzuarve kishte nxjerrë aktgjykim, duke vërtetuar në masë të madhe dënimet e shqiptuara nga Gjykata në Mitrovicë. Mirëpo, Gjykata e Apelit ia kishte zbutur dënimin me një vit burg Sylejman Selimit.

Gjykata Supreme në korrik të 2017-ës kishte refuzuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë nga ana e të dënuarve, mirëpo, Gjykata Kushtetuese në qershor të 2018-ës, e kishte kthyer rastin në rishqyrtim Gjykatës Supreme.

E Gjykata Supreme, sërish kishte vendosur të refuzojë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga ana e mbrojtësve të të dënuarve.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika