Aplikimi në BE, Kurti: Është një ditë historike, letra që kam sjellë bart shpresën dhe ëndrrat e qytetarëve

Foto REL





“Është një ditë historike për popullin e Kosovës dhe një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë. Letra që kam sjellë bart shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë që kanë punuar me shumë zell për të arritur këtë ditë”.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës së përbashkët me ministrin çek, Mikullash Bek, në Pragë, gjatë dorëzimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kemi ardhur në Pragë, qytetin në zemër të Evropës për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit, duke dorëzuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në BE”.

Ai ka thënë se BE-ja është “destinacion që synojmë dhe është fati që përqafojmë”.

“Ndërsa BE-ja paraqet punën e zellshme që duam të gëzojmë. Që nga momenti kur dorëzohet aplikacioni deri në momentin e pranimit. Një mesatare prej 9 vjetësh është reale për Kosovën që të paguajë këtë kohën mesatare, marrëveshja Stabilizim-Asociimit është implementuar afërsisht 50 për qind”, ka thënë Kurti.

Kreu i qeverisë, ka theksuar se nuk kërkon derë anësore, por “duam ta ndërtojmë vendin tonë me popullin tonë”.

Letra e dorëzuar në presidencën çeke sipas Kurtit “flet për aspiratat për t’iu bashkuar BE-së me të cilët ndajmë vlerat dhe idealet e përbashkëta si një proces historik nga projekti politik i paqes dhe prosperitetit”.

“I përgjigjet vizionit të Evropës dhe një të ardhme të ndritshme bashkëpunuese. Vitin e ardhshëm do të shënojmë 20 vjetorin e Selanikut ku BE-ja i kishte dhënë premtim të gjithave vendeve të Ballkanit perëndimor. Vitin e ardhshëm në kuptim evropian fillon e sotmja për vendin tim duka ia dorëzuar shkëlqesisë tuaj aplikacionin mbi meritat tona vetanake. Një BE e plot e cila nuk është përplotësuar, na nevojitet ndihma e BE-së në Kosovë që po ashtu dëshiron që të japë kontributin e vet në BE. Nuk shohim progres nga pikëvështrimi transaksional por transformativ”.

Kurti: S’duam derë anësore për integrim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës për media në Pragë, ka thënë se Kosova nuk do përshpejtim e as derë anësore për integrime evropiane.

Ai është shprehur i bindur se me dedikimin dhe gatishmërinë e vendit, do të arrihet t’i ndryshohet mendja edhe vendeve anëtare të Be-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Kosova veçse ka nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe jemi në rrugën tonë evropiane, kemi samitin e Selanikut dhe para pak disa javësh kishim samitin në Tiranë, ku bëj apel për përshpejtim të procesit të integrimit dhe pas dorëzimit të aplikacionit, kërkoj nga Komisioni Evropian opinionin dhe pastaj komisioni të prezantojë pyetësorin legjislativ te ne si aplikues që pastaj të përgjigjemi. Nuk duam përshpejtim as derë anësore për integrime evropiane dhe duam të bashkohemi në BE sa më shpejt që është e mundur dhe besoj që me dedikimin dhe gatishmërinë do të ndryshojmë mendjen edhe të vendeve skeptike”, ka thënë ai.

Kurti ka ripotencuar se “BE-ja është fati ynë ndërkaq Evropa është kontinenti ynë”.

“Siç e dimë kur kemi nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, pesë shtetet mosnjohëse ishin dakord, dhe nuk besoj që pakica e shteteve anëtare të BE-së ende nuk njohin pavarësinë tonë do të jenë kundër nesh që t’i bashkohemi familjes evropiane”, shtoi ai.

Kosova dorëzon aplikimin për anëtarësim në BE





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika