“Apokaliptike”, njerëzit hidhen në oqean për t’iu shpëtuar zjarreve në ishujt e Hawaiit

Një zjarr i madh që përfshiu ishujt “Big Island” dhe “Maui” në Hawaii janë rritur më shumë shkaku i erërave të fuqishme

Zjarret shkatërruese në Hawaii janë nxitur nga një kombinim i erërave të forta dhe thatësirës që po mbulojnë pjesë të mëdha të ishullit.

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur nga zjarret në Hawaii, konfirmoi kryetari Mauit, Richard Bissen Jr.

“Tre prej tyre ishin të lidhura me zjarret”, deklaroi ai.

Një numër i madh fermash janë djegur, mijëra njerëz janë evakuuar, ndërsa guvernatori i Hawaiit, Josh Green, thotë se në mënyrë të pashmangshme do të ketë edhe më shumë viktima.

Rojat bregdetare evakuuan 12 persona që i shpëtuan zjarrit dhe tymit duke u hedhur në oqean.

Autoritetet e Hawaiit po u bëjnë thirrje njerëzve të anulojnë të gjitha udhëtimet drejt Mauit.

Raportohet se tashmë mbi 1800 njerëz janë bllokuar në aeroportin e ishullit, raporton CNN.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika