Apple do të lansoj sistemin e ri operativ të 16-tin me radhë iOS 16 këtë të hënë, më 12 shtator, si një përditësim falas për iPhone 8 dhe modelet më të reja. iOS 16 përfshin shumë veçori të reja, duke filluar nga një Lock Screen i personalizuar deri te aftësia për të modifikuar ose për t’i bërë mesazhet ‘unsend’ në iMessages.
Tiparet kryesore të sistemit operativ iOS 16 do të jenë këto:
1.Lock Screen – Do të keni mënyra të reja për të personalizuar ekranin tuaj Lock Screen. Ju do të jeni në gjendje të shfaqni fotot tuaja të preferuara, të personalizoni modelin e shkronjave dhe të shfaqni një grup mini aplikacionesh për të marrë informacion me një shikim.
2.Njoftimet – Do të mund t’i shikoni njoftimet në Lock Screen me një pamje të zgjeruar, të grumbulluar ose pamje të fshehur. Njoftimet do të shfaqen në fund të ekranit , në mënyrë që mos të ju pengojnë. Gjithashtu, përdorimi i tekstit dhe imazheve të theksuara do t’i bëjë njoftimet të dallohen vizualisht. Njoftimet, duke përfshirë përmbledhjen e njoftimeve, do të shfaqen tani në fund të Lock Screen duke i bërë ato më të lehta për tu parë me një shikim.
3.Focus – Një konfigurim i ri i efektiv për fokusin ju lejon të zgjidhni aplikacionet dhe personat nga të cilët dëshironi të merrni njoftime duke i lejuar ose duke i ndalur ato. Lidhni Lock Screen tuaj me Focus në mënyrë që pamja dhe ndjesia e iPhone-it tuaj të përputhet me mënyrën se si dëshironi ta përdorni atë. Me një prekje në ekran, mund të kaloni nga Personal Focus (fokusi personal) në Work Focus (fokusi i punës) me mini aplikacionet që tregojnë takimet tuaja të ardhshme dhe listën e detyrave.
4.Passkeys – Passkeys zëvendësojnë fjalëkalimet me një metodë më të lehtë dhe më të sigurt identifikimi. Passkeys nuk largohen kurrë nga pajisja juaj dhe janë specifike për faqet për të cilat i keni krijuar, duke e bërë thuajse të pamundur vjedhjen e tyre. Ju do të jeni në gjendje të kyqeni në faqet e internetit (websites) ose aplikacionet në pajisje tjera, duke përfshire pajisjet që nuk janë Apple, me passkeys të ruajtura duke skanuar QR kodin me iPhone ose iPad dhe duke përdorur Face ID ose Touch ID për të vërtetuar që ju dëshironi të kyqeni. Gjithashtu passkeys janë të koduara nga skaji në skaj dhe sinkronizohen në pajisjet e tuaja Apple përmes iCloud Keychain.
5.Mesazhet – Tani ju mund të modifikoni një mesazh qe sapo e keni dërguar ose ta anuloni mesazhin. Dhe mund ta bëni një mesazh të pa lexuar (unread) nëse nuk mund të përgjigjeni tani dhe dëshironi të ktheni mesazhin më vonë. Ju mund të modifikoni një mesazh deri në 15 minuta pas dërgimit të tij. Ndërsa anulimi i mesazheve mund të bëhet deri në 2 minuta pas dërgimit.