Aprovohet dokumenti i Hartës Zonale të Obiliqit, Berisha: Mirëpresim kërkesat e qytetarëve për pajisje me Leje Ndërtimore

Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban, Pronë dhe Kadastër në komunën e Obiliqit, Arben Berisha ka njoftuar se nga sot kjo komunë është e pajisur me Hartën Zonale, e cila rrjedhimisht është për herë të parë dhe do të ketë vlefshmëri për tetë vitet e ardhshme.

Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka thënë sot është arritur edhe konfirmimi i ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit Komunal nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Berisha shtoi se nga sot i mirëpresin kërkesat nga qytetarët për pajisje me leje ndërtimore në Obiliq.

” Pas një pune të gjatë ekipore si DPUKP arritëm që me sukses t’a përmbyllim procesin e kompletimit të infrastrukturës ligjore duke hartuar kështu përfundimisht për herë të parë Hartën Zonale të Komunës së Obiliqit për tetë ( vitet e ardhshme. Sot përfundimisht, para pak çastesh pranuam nga MAPL edhe konfirmimin e ligjshmërisë së Vendimit të Kuvendit Komunal lidhur me aprovimin e dokumentit të Hartës Zonale të Komunës së Obiliq. Andaj nga ky moment konfirmojmë se mirëpresim kërkesat e qytetarëve të Komunës sonë për pajisje me Leje Ndërtimore”, ka njoftuar Berisha

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika