Arabia Saudite fillon ndërtimin e “The Line”

Rreth 1 vit e gjysmë më parë u prezantua plani për “The Line” si megastrukturë e madhe lineare që është planifikuar të ketë një shtrirje 170 kilometra përgjatë shkretëtirës së Arabisë Saudite, me kapacitet për të strehuar një qytet me nëntë milionë banorë

Koncept i qytetit "The Line" nga NEOM





Ekipi nga kompania NEOM tashmë kanë filluar ndërtimin e eko-qytetit të Arabisë Saudite “The Line” qytetit 170km të gjatë, raporton The Guardian.

Tani ekskavatorët më në fund kanë filluar të lëvizin tokën dhe të hapin tunele nëpër male për të vendosur tre shtresa për qytetin linear. Një zonë sipërfaqësore për këmbësorët, plus dy shtresa nëntokësore për transport dhe infrastrukturë.

Punimet në shkretëtirën e Arabisë Sudite

“Është një hap i madh,” tha shefi ekzekutiv i projektit, Nadhmi Al-Nasr,  duke vlerësuar se “as edhe një për qind” e punës së nevojshme për të ndërtuar Linjën nuk është kryer.

Në vend që të ndërtojnë nga një pikë fillestare, Al-Nasr shtoi se zhvilluesit po konsiderojnë ‘të nisin nga dy pika’ dhe të ndërtojnë drejt qendrës.

Qëllimi kyç i qytetit të së ardhmes “The Line”, me vlerë 725 miliardë dollarë, është për të strehuar 9 milionë banorë. Ai përbëhet nga një strukturë e pasqyruar, si mur, 200 metra e gjerë dhe 500 metra e lartë.

Koncept i qytetit “The Line” nga NEOM

Drejtori ekzekutiv për planifikim urban nga kompania NEOM, Tarek Qaddumi tha se plani për “The Line” do të shërbejë si ilaç për çështjet me të cilat përballen qytetet moderne, si dominimi i makinave, ndotja e ajrit dhe shtrirja urbane.

Shkollat, restorantet, dyqanet dhe destinacionet e tjera do të jenë të gjitha brenda një shëtitjeje prej pesë minutash dhe “asnjë udhëtim nuk do të jetë më i gjatë se 20 minuta”.

Të banosh në një strukturë kaq gjigante nënkupton një mënyrë jetese klaustrofobike. Por, teorikisht, çdo banor do të gëzonte mesatarisht 1000 metër kub hapsirë urbane.

Qyteti “The Line” i planifikuar pa makina nga Arabia Saudite

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika