Arabia Saudite lehtëson vizat për qytetarët e Kosovës, mund të aplikojnë online ose t’i marrin në mbërritje

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë miratuar kalimin e Kosovës nga Grupi B në Grupin A të vendeve që përfitojnë nga procedurat e lehtësuara për pajisjen me vizë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ky vendim u mundëson shtetasve të Kosovës të aplikojnë për vizë elektronike ose të pajisen me vizë në mbërritje, për qëllime turistike.

Ky ndryshim lehtëson udhëtimet e qytetarëve të Kosovës drejt Arabisë Saudite dhe paraqet një hap pozitiv në forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Të fundit nga rubrika