Arabia Saudite e ka shpallur të mërkurën e 23 nëntorit si festë publike pas fitores historike të Kupës së Botës FIFA ndaj Argjentinës, favoritëve para turneut.
Skifterat e Gjelbër të Arabisë Saudite mahnitën dy herë kampionët e botës, Argjentinën me një fitore të kthimit 2-1 që do të mbetet si një nga tronditjet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës.
E mërkura do të jetë një festë publike në Arabinë Saudite, njoftoi mbretëria të martën, në festimin e fitores së saj historike në Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar, konfirmon Khaleej Times.
Lionel Messi e ka filluar ndeshjen me Arabinë Saudite në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar gol në minutën e dhjetë, duke e kaluar në epërsi kombëtaren e Argjentinës. Ky ishte goli i parë i Messit në kampionat.
Lionel Messi vendosi Argjentinën në avantazh pas vetëm 10 minutash. Ndërkaq, Arabia Saudite përdoruri në mënyrën më të mirë të mundshme pozicionin jashtë loje ndaj Argjentinës. Katër gola kanë shënuar argjentinasit, nga ta, tre ishin me pozicion jashtë loje.
Arabia Saudite fenomenale me kurthën e “Offside”, Argjentinës i anulohen tri gola
Arabia Saudite i ka dhënë fund serisë së Argjentinës prej 36 ndeshjesh pa humbje në ndeshjen e parë të Kupës së Botës duke siguruar që Arabia Saudite të bëhej skuadra e parë jo-evropiane që mundi Argjentinën në Kupën e Botës që nga Kameruni në 1990.