Arben Mustafa i PDK-së: Kosova ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, i ka reguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja, i cili ka thënë se paga mesatare në Kosovë është 780 euro.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se edhe nëse ka një rritje të vogël, kjo nuk e kompenson rritjen e çmimeve, ndërsa i ka kërkuar deputetit të LVV-së të flasë edhe për pagat në sektorin privat.

Postimi i tij i plotë:

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, paska folur për rritjen e pagave që kinse paska ndodhur gjatë kësaj qeverie.

Ajo që deputeti Muja po e quan rritje të pagave në sektorin publik, nuk ka ka arritur as ta kompensojë rritjen e çmimeve e mos të flasim për përmirësim të pozitës financiare të shërbyesit publik. Madje, paradoksalisht, për disa kategori pagat u zvogëluan në kohën e rritjes së çmimeve.Në anën tjetër, Deputeti do të ishte mirë të na tregoj diçka rreth pagave në sektorin privat, të cilat kanë stagnuar si pasojë e bllokadës që ka pësuar ky sektor gjatë kësaj qeverie.

Përndryshe, të dhënat e fundit qe janë në dispozicion e radhitin Kosovën në nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon.

Gjithashtu Mujës së LVV-së i ka reaguar edhe ish ministrja e ekonomisë njëherit deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Hikmete Bajrami.

Deputetja Bajrami deklaratën e Mujës e ka konsideruar si “gënjeshtër të radhës” nga pushteti.

Bajrami për deklaratën e Mujës: Paga i është rritur kryeministrit e ministrave por jo qytetarëve

Muja: Paga mesatare në Kosovë është 780 euro, rritje mbi 30% krahasuar me vitin 2019

 

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika