Arbenita Ismajli replikon Unikkatilin: Burrec, je ngatërruar me vajzë të gabuar

Modelja e njohur Arbenita Ismajli vazhdon të marrë vëmendjen e publikut, me storjet e publikuara.

Vëmendja e fundit ndërlidhet me një komunikim mes reperit Unikkatil dhe saj.

“Hej. Kam një ide që mund të të clirojë. Dhe me respekt maksimal per privatësinë tënde. Premtoj”, është shprehur ai.

Mesazhit modelja iu përgjigj në mënyrë tallëse duke i kërkuar reperi t’i bënte një picë madje edhe duke e quajtur ‘picamen’ (njëjtë siç e kishte quajtur Fero në një nga ‘diss’-at për Unikkatil).

E pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i vet reperit, Unikkatilit, i cili ka mohuar një mesazh të tillë.

Reperi ka aluduar se kjo është një gjë e montuar, duke sugjeruar se në foton e publikuar të Arbenitës mungonte ‘tiku blu’ –që njihet si një profil i verifikuar, e që reperi e ka të verifikuar.

Gjithashtu i tha se për pizza do të blej për ndihmë humanitare.

E shpejtë në replikë u tregua modelja e cila nuk hezitoi t’i thotë reperit “burrec” si dhe ta përqesh për moshën që e ka.

“Nuk isha online kur replikova. Mbaj fjalët e tua burrec, je ngatërruar me vajzë të gabuar. Mbaj përgjegjësi për veprimet e tua nëse nuk kërkon falje. Kishe këndoj për shqiptari e kshyr me i ul femrat shqiptare. Mirëupafshim djalë”.

Instastory e Arbenites

Ndërkohë, modelja e komentuar kohët e fundit për lidhjen e saj me ish rep artistin Fero nuk u mjaftua me kaq duke bërë edhe një tjetër postim.

“Dhe mos u merr më me mua. Ti e nise këtë, 45-vjeçar”, shkroi modelja në një postim të dytë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika