ARBK ia suspendon prapë certifikatën, Kusari: Qeveria dhe VV-ja vazhdojnë luftën speciale ndaj Klan Kosovës

"Qeveria e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje vazhdojnë luftën speciale në përpjekje të dështuar dhe të turpshme për mbylljen e televizionit nacional Klan Kosova"

Juristja për të drejtat e medias, Flutura Kusari

Juristja e mediave, Flutrua Kusari, ka komentuar vendimin e ri të  Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës(ARBK) e cila e ka anuluar vendimin për mbylljen e biznesit Klan Kosova.

Kusari ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke e vazhduar luftën speciale ndaj Klan Kosovës.

“Qeveria e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje vazhdojnë luftën speciale në përpjekje të dështuar dhe të turpshme për mbylljen e televizionit nacional Klan Kosova. Sot ARBK-ja paska anulu vendimin për anulimin e vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit Klan Kosova”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Sipas saj, ky venim i ARBK-së është politik.

“Vendimi është politik, duket si dokument i hetuesisë, ka bazë të gabuar ligjore, nuk ka arsyetim ligjor por vetëm politik dhe si i tillë duhet të kundërshtohet fuqishëm”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika