Arbnor Muja: Nuk është e vërtetë që kam kërkuar vend në formacion te Kosova

Arbnor Muja e ka mohuar në emisionin 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini se ka kërkuar të luajë në formacionin titullar te Kombëtarja e Kosovës

Kishte qenë ish-përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, i cili në një konferencë për media disa muaj më parë kishte thënë se Muja ka kërkuar garanci që të luajë titullar në ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Jo shumë vonë kishte reaguar edhe vetë futbollisti përmes një postimi në Facebook, duke thënë se është e pavërtetë se ka pasur një kërkesë të tillë.

Këto fjalë i përsëriti edhe të dielën në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

”Unë e kam cekur edhe më herët dhe jam sqaruar në opinion për çështjen Kosovë-Shqipëri. Sa i përket demantimit dhe këtyre opinioneve që unë kam kërkuar të jem pjesë e formacionit titullar te Kosova, ajo nuk është e vërtetë. Unë kam pasur bisedime me trajnerin dhe pas bisedimeve jemi ndarë shumë mirë. Unë kam pasur të udhëtoj ditën e nesërme, por gjithçka na ndodhur aty. Pas atij takimi jemi ndarë me buzëqeshje. Këto gjëra mendoj që kanë ndodhur dhe do të vazhdojnë të ndodhin. Ne jemi profesionist dhe duhet të qëndrojmë profesionist,” tha Muja

Anësori i skuadrës belge, Antwerp, tani është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, me të cilën ka zhvilluar dy paraqitje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika