Arbnor Muja vendos ta përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë

Sulmuesi me origjinë kosovare Arbnor Muja, ka vendosur ta përfaqësoj Kombëtaren e Shqipërisë, pasi siç duket Kombëtarja e Kosovës nuk e vlersoi sa duhet

Arbnor Muja

Sulmuesi kosovar ishte grumbulluar nga Përfaqësuesja e Kosovës në muajin mars për dy ndeshjet ndaj Izraelit në udhëtim dhe Andorrës, por nuk ka luajtur fare.

Ai nuk ishte vlerësuar aspak nga ish-trajneri i Kosovës, Alain Giresse dhe Muja ka marrë vendimin e ri.

Telegrafi ka mësuar ekskluzivisht nga burime të afërta me lojtarin se Muja tanimë ka vendosur përfundimisht dhe do ta përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë.

24-vjeçari aktualisht ndodhet në Tiranë ku ka udhëtuar nga Belgjika për t’u pajisur me pasaportën shqiptare.

Anëtari i skuadrës belge, Royal Antwerp, do të grumbullohet nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho për dy ndeshjet e muajit shtator ndaj Repulikës Çeke dhe ndaj Polonisë.

Ka qenë pikërisht trajneri brazilian i Shqipërisë, Sylvinho që ka insistuar për afrimin e Mujës pasi e sheh si një nga lojtarët shumë të rëndësishëm.

Gjithnjë, sipas burimeve të Telegrafit, Shqipëria e kishte kontaktuar Mujën që nga viti i kaluar, por ai fillimisht dëshironte Kosovën.

Gjithsesi, mitrovicasi tanimë ka marrë vendimin dhe në shtator do ta shohim me fanellën e Kombëtares shqiptare. /Telegrafi/

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika