“Ardhja e Escobarit në Kosovë, presion për çështjen e dinarit”

Blerim Cana, në “Five” tha se ardhja e Escobarit në Kosovë, është mesazh se ShBA-ja e cilëson të rëndësishëm dialogun me Serbinë. Edhe analisti tjetër Fidan Ukaj, thotë se çështja e dinarit pritet të jetë temë diskutimi e emisarit amerikan dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.

Emisari i ShBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, pritet ta vizitojë Kosovën. Analistët politikë thonë se ardhja e tij ka të bëjë më së shumti me çështjen e dinarit serb.

Blerim Cana, në “Five” tha se ardhja e Escobarit në Kosovë është mesazh se ShBA-ja e cilëson të rëndësishëm dialogun me Serbinë.

Sipas Canës, çështja e dinarit ka ndezur debate të panevojshme derisa shtoi se Qeveria është dashur të ketë koordinim me ndërkombëtarët.

“Ardhja e tij shenjë që dialogu është i rëndësishëm për SHBA, përkundër faktit që kanë ndodhur disa çështje. Dinari panevojshëm e ka ndezur një debat, e ka angazhuar më tutje komunitetin ndërkombëtar. I panevojshëm për shkak se çështja e dinarit do zgjidhje më ndryshe dhe pavërejtshëm nëse do ishte bërë në koordinim. Tashmë ekziston rreziku që dinari të bëhet pjesë e dialogut. Si duket përmes dinarit do të ketë presion për implementimin e Asociacionit. Vetë Escobar e ka përmendur që dinari do të mund të zgjidhej përmes Asociacionit…”, tha ai.

Edhe analisti tjetër, Fidan Ukaj, thotë se çështja e dinarit pritet të jetë temë diskutimi e emisarit amerikan dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.

“Pas vizitës së Lajcak se do ketë takim të nivelit të lartë në këto kohë, edhe vizita e Escobar është në këtë suazën që palët të kenë takim të nivelit të lartë. Mbetet të shihet a do të ketë theks të veçantë marrëveshjet e mëhershme apo dinari. Por, edhe dinari do të preket nga takimi që do të ketë me zyrtarët e lartë të shtetit. Është përpjekje e koordinuar me BE që palët t’i kthejnë për të gjetur zgjidhje… Ka përpjekje të zhvendoset cështja e dinarit në nivel politik. Institucionet të jenë të vendosura të mos zhvendoset në nivel politik, por të jetë teknik”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika