Ardian Hajdaraj zgjidhet kryesues i KPK-së

Prokurorët, Veton Shabani dhe Jehona Grandolli, janë tërhequr nga kandidatura për kryesues të Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke e lënë rrugën e hapur për zgjedhjen e kandidatit Ardian Hajdaraj, i cili ka fituar postin e kryesuesit pas një mbledhjeje të caktuar të Këshillit, duke marrë votat e nevojshme

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e mbajtur të martën, ka zgjedhur prokurorin Ardian Hajdaraj, kryesues të ri të këtij Këshilli.

Me nëntë vota pro dhe asnjë kundër, Hajdaraj u zgjodh kryesues i ri i Këshillit Prokurorial.

Në garë për këtë pozitë kanë qenë edhe anëtarët Jehona Grantolli dhe Veton Shabani.

Por, që të dy janë tërhequr nga kandidimi, andaj vetëm Hajdaraj kishte mbetur në garë.

“Në frymën e kësaj ju njoftoj tërhiqem nga kandidimi për kryesues vendimi im nuk ka të bëjë me mungesën e vullnetit por ka të bëjë me qëllim dhe vullnetin e mire për funksionalizimin e organeve drejtuese dhe shpresoj se do të shërbeje në të mirën e sistemit prokurorial”, ka thënë Shabani teksa ka njoftuar për tërheqjen e tij nga kandidatura.

Deri më tani, pozitën e kryesuesit të Këshillit Prokurorial e kishte mbajtur Jetish Maloku.

Ndërsa, për pozitën e zëvendëskryesueses së KPK-së, është zgjedhur Jehona Grabdolli.

Mbledhja e fundit e KPK-së kishte dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika