Ardita Sinani shkarkohet nga posti i kryetares së Preshevës

Kuvendi i Preshevës të hënën e 11 prillit ka votuar pro shkarkimit të Ardita Sinanit nga posti i kryetares së Preshevës.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga Kryetari i Kuvendit, Sami Salihu, me 20 vota pro, ansjë kundër dhe 18 fletëvotime të papërdorura, është shkarkuar kryetarja e cila kishte mandat dyvjeçar.

Ajo, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.

Ajo ka theksuar se do të punojë për përmisimin e politikës shqiptare në Luginë.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Në Luginë, në Kosovë, në Shqipëri, në Mërgatë. Bashkërisht do ta përmirësojmë degradimin e politikës shqiptare në Luginën e Preshevës”, ka shkruar ajo.

Ardita Sinani

Ky shkarkim erdhi pas vizitës së saj në Kosovë, ku kryeministri Albin Kurti, i ka ftuar në takim përfaqësuesit politikë të Luginës.

Kurti ka thënë se pas shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve nuk duhet mbështetur tentimet për acarim me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi i rrëzimit të kryetares së Preshevës, Ardita Sinani.

Sipas tij, gjendja e shqiptarëve në përgjithësi në këto komuna, me politika diskriminuese e shtypëse të Serbisë, kërkon angazhim të përbashkët e vigjilencë të shtuar, vendosmëri e ruajtje të unitetit politik të subjekteve shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

“Përçarja e ndarja janë gabim dhe bëhen dëm, u shpreh kryeministri Kurti, teksa në fund theksoi se bashkëpunimi e rreshtimi i drejt ndaj mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë por domosdoshmëri e kohës”, ka thënë Kurti.

Ardita Sinani dhe Albin Kurti

Takimi i Kurtit me përfaqësuesit e këtyre komunave erdhi pas thirrjes së një seance të jashtëzakonshme nga kuvendi komunal i komunës së Preshevës për shkarkimin e kryetares aktuale të kësaj komune.

Në këtë takim morën pjesë, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, zëvendëskryetari i komunës së Preshevës dhe njëherit Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa.

Përveç tyre, të pranishëm ishin edhe kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar, Naser Aziri, kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik, Shqiprim Musliu, kryetari i Alternativës Demokratike Shqiptare, Armend Aliu, këshilltari komunal i Medvegjës, Fehmi Beha, dhe anëtari i Këshillit për marrëdhënie ndëretnike në komunën e Medvegjës, Arben Ferati.

Ndërkaq, pavarësisht ftesës, në takim nuk ishin kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi dhe kryetari i Kuvendit të Preshevës, njëherit kryetar i Lëvizjes për Reforma, Sami Salihu.

Ndryshe, më 10 maj të vitit 2021, Ardita Sinani kishte arritur të zgjedhet kryetare e Preshevës, me 22 vota pro dhe nëntë kundër.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika