Ardita Sinani thotë se u ndalua në kufi nga policia serbe mbi një orë për shkak se është këshilltare e Kurtit

Ardita Sinani ka deklaruar se është ndaluar nga policia kufitare serbe për mbi një orë pa i dhënë ndonjë arsyetim të logjikshëm

Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për Luginë të Preshevës

Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për Luginën e Preshevës, ka thënë se është ndaluar këtë të hënë rreth orës 10:00 “në vendkalimin kufitar me Republikën e Kosovës, në Muçibabë, jam ndaluar nga policia kufitare serbe për mbi një orë”.

Sipas Sinanit, kjo ka ndodhur për shkak të postit që e mban si këshilltare e Kurtit.

“Kjo mbase mund të jetë kostoja e të qenit këshilltare Politike e kryeministrit të Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk do të jetë mjeti me të cilin do të heshtet zëri për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka thënë ajo.

Sinani tha se arsyetimi i vetëm që iu dha nga policët kufitarë të Serbisë ishte “Kemi urdhër për ndalimin tuaj dhe nuk mund të të lejojmë ta kalosh kufirin pa marrë pëlqim nga baza”.

“Asnjë sqarim shtesë për arsyen, apo se kush është baza që duhet pyetur dhe marrë leje për të kaluar kufirin”, vijoi ajo.

Ky rast, sipas saj, do të jetë shtytje për ta ngritur zërin për diskriminimin shtetëror të Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë.

Ndalimi nga policia sipas Sinanit “është edhe metodë e vjetër politike e shtypjes e etërve politikë të udhëheqësve aktualë të Serbisë”.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika