Argjentina e mposht Brazilin në një ndeshje ku shpërtheu dhuna në mes të tifozëve dhe policisë

Rivaliteti i thellë në mes të dy kombëtareve u intensifikua pas sulmit të policisë braziliane ndaj tifozëve argjentinas gjatë himneve kombëtare. Loja ishte e tensionuar, me përleshje të vazhdueshme dhe kartonë të shpërndarë nga gjyqtari

Nicolas Otamendi e shënoi golin e vetëm për t’ia dhuruar Argjentinës një fitore 1:0 kundër Brazilit në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, e cila u shty për më shumë se gjysmë ore të martën mbrëma, pasi policia u përlesh me tifozët në stadiumin e stërmbushur Maracana në Rio de Zhaniero.

Rivaliteti i moçëm sportiv në mes të dy prej kombëtareve më të suksesshme në botën e futbollit u intensifikua pasi policia braziliane i sulmoi tifozët argjentinas si përgjigje ndaj përleshjeve në tribuna gjatë këndimit të himneve kombëtare.

Kampionët e botës, të udhëhequr nga kapiteni Lionel Messi, shkuan pranë tribunave në përpjekje për t’i qetësuar gjakrat, para se të largoheshin nga fusha për t’u kthyer në dhomat e zhveshjes përkohësisht.

Lojtarët u kthyen në fushë dhe ndeshja filloi nën brohoritjet e zhurmshme të tifozëve vendas, të cilët e mbështetën skuadrën e tyre pesë herë kampione bote, e cila po përpiqej ta kthehej në binarë pasi kishte humbur disa ndeshje radhazi në kualifikime për herë të parë.

Por, Brazili e pësoi disfatën e tretë radhazi dhe të parën në shtëpi në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, dhe si pasojë ka rënë në vendin e gjashtë në renditje, duke ngelur tetë pikë mbrapa lideres, Argjentina.

Vendi i gjashtë është i fundit që siguron pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.

“E vërteta është se ky grup po vazhdon të arrijë gjëra historike, përsëri”, tha kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi.

“Natyrisht, në fillim ishte keq, sepse ne e pamë se si ata [policia] po i rrihnin njerëzit. Kur sheh ato gjëra mendja të shkon te familja. Ne ishim më të shqetësuar për atë sesa për lojën. Në atë çast loja ishte dytësore për ne”, shtoi ai.

Pas gjithë dramës para ndeshjes, loja në fushë ishte shumë e tensionuar, me lojtarët rivalë që ballafaqoheshin vazhdimisht dhe gjyqtari detyrohej të shpërndante kartonë për ta qetësuar situatën.

Brazili ishte skuadër më e mirë në fushë, por nuk arriti ta gjejë rrjetën e portës së portierit argjentinas Emiliano Martinez, ndërkohë që goli me kokë i Otamendit në minutën e 63-të, u mjaftoi kampionëve të botës ta shënojnë një fitore historike në stadiumin e famshëm brazilian.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika