Argjentinasi, Paulo Dybala i bashkohet Romës si transfer i lirë

Pas përfundimit të rrugëtimit të tij me Juventus-in, kontrata e 28-vjeçarit parasheh qëndrimin e tij deri në vitin 2025 me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër

Paulo Dybala

Paulo Dybala nga fillimi i sezonit të ardhshëm do të jetë futbollist i skuadrës së udhëhequr nga Jose Mourinho, Roma.

Sulmuesi argjentinas është bashkuar me klubin verdhekuq si transferim i lirë, pasi më 30 qershor i skadoi kontrata si futbollist i Juventus.

Për plot 18 ditë, Dybala ishte pa skuadër dhe shumë ekipe ishin në luftë për të – kryesisht nga Serie A por vazhdimisht përmendej edhe Manchester United.

Inter, Milan, Roma dhe Djajtë e Kuq, ylli argjentinas vendosi që të jetë tashmë ylli në skemën e trajnerit portugez Jose Mourinho.

Gjatë ditës, Dybala do t’i nënshtrohet testeve mjekësore e pastaj do të nënshkruaj kontratën e tij me kampionët e parë të UEFA Conference League.

28-vjeçari me Romën do të ketë kontratë deri në vitin 2025 me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.

Ndeshja e parë e Dybala me fanellën e Romës do të jetë më datë 23 korrik në miqësoren që do të zhvillohet përballë skuadrës franceze, Nice.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika