Aria Bulliqi, 11 vjeçarja që fitoi çmimin e parë në Vjenë me piano

11 vjeçarja, Aria Bulliqi ka fituar çmimin e parë në një kompeticion për piano në Vjenë. Ajo ka treguar se ishte shumë e lumtur për këtë arritje

Aria Bulliqi është një 11-vjeçare që ka fituar çmimin e parë në një garë në Vjenë me piano.

Ajo, në Radio Dukagjini, krahas angazhimeve ka treguar se si i’a del të argëtohet. “Unë arrij t’i bëj këto gjëra sepse e kam një orar që e vendosi”, ka thënë ajo.

Bulliqi ka thënë se interesimin për piano e kishte që e vogël, kur në moshën tre vjeçare prindërit i’a kishin bërë dhuratë këtë instrument dhe aty e kishin parë dashurinë e saj për pianon, derisa në moshën pesë vjeçare e kishin regjistruar në një kurs pianoje.

11-vjeçarja është shprehur se nuk e priste këtë çmim dhe se vetëm kishte konkurruar për të pasur përvojë në këto evente.

“Nuk e kam pritur vendin e parë, por kur e kuptova që e kam marrë këtë vend kam pasur shumë emocione dhe kam qenë shumë e lumtur”, ka thënë Bulliqi.

Më tej, ajo ka rrëfyer se ka marrë pjesë edhe në kompeticione tjera ku ka marrë çmime të ndryshme, e njëra ndër to është edhe vendi i tretë në Olimpiadën Botërore të Muzikës në Estoni.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika