Arifaj: Kemi kthim prapa në dialog, në Bruksel duhet të diskutohet për njohje

Analisti Ardian Arifaj, ka thënë se në Kosovë kanë pasur më shumë pritje në lidhje me takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Ardian Arifaj, analist

Analisti, Ardian Arifaj duke folur për takimin e zhvilluar në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se ai takim nuk ka prodhuar asnjë rezultat.

Arifaj, ka thënë se kishte pritje më të mëdha për takimin e së enjtes në mes të dy liderëve.

Sipas tij, diskutimet në dialog është dashur të përqendrohen në një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, e jo të flitet ende për targa.

“Është një zbehje e pritjeve që i kemi pasur në mëngjes, kur filloi takimi, kur kemi pritur që nesër do të kemi një marrëveshje. Është për keqardhje për neve, që i gjithë debati është përqendruar në targa, e jo të flasim për marrëveshjen finale”, ka deklaruar Arifaj.

“Kemi një regres, po merremi me çështje dytësore siç është kjo e targave. Në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk ka më çështje teknike. Kemi pritë hapa drejt një marrëveshje përfundimtare”, ka vijuar ai.

Arifaj tha se shoqëria kosovare duhet të merret me përmbajtjen që mund ta prodhojë dialogu dhe jo për formën. Sipas tij, gjuha e trupit e liderëve nuk është e rëndësishme, por e rëndësishme sipas tij është përmbajtja dhe rezultatet e dialogut.

Ai ka thënë se momentumi për një marrëveshje përfundimtare ekziston dhe se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë. Ai i komentoi edhe qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ka një evoluim në ato qëndrime, sepse sipas tij në opozitë Kurti ishte kundër dialogut dhe tash është pjesë e tij. Sipas Arifajt ky është qëndrim pozitiv i kryeministrit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika