Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist

“Shqiptarët e Luginës kanë qenë të dënuar, të pambrojtur dhe të diskriminuar për 30 vjet dhe në 10 vitet e fundit edhe të pasivizuar nga adresat e tyre”, thuhet në letër

Kryetari Arifi dhe kryeministri Kurti

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Shqiptarët e Luginës kanë qenë të dënuar, të pambrojtur dhe të diskriminuar për 30 vjet dhe në 10 vitet e fundit edhe të pasivizuar nga adresat e tyre”, thuhet në letër.

Në këtë letër, Arifi ka thënë se nëse dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ndërpritet atëherë shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në shenjëstër të një situate apo grupi terrorist.

“Është jetike për ne të aktivizoni të gjitha kanalet e komunikimit diplomatik, për të garantuar siguri për shqiptarët në Luginë. Përndryshe, Lugina e Preshevës me veriun mund të bëhet “fuçi baruti””, thuhet në letër.

Mes tjerash në këtë letër thuhet se Lugina e Preshevës është Kosovë dhe se çdo sulm ndaj shtetit të Kosovës në mënyrë të drejtëpërdrejtë prekë banorët e Luginës së Preshevës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika