Arifi: Kosova dhe Shqipëria të jenë më unike për shqiptarët e Luginës

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, në një bisedë në emisionin “Magazina”, në Radio Dukagjini në lidhje me shtypjen dhe diskriminimin që po ju bëhet shqiptarëve në Luginë për vite të tëra kërkoi nga Prishtina dhe Tirana të jenë më unike për zgjidhjen e këtij problemi

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi

Situata në veri të Kosovës, ka ndikuar edhe në Luginë të Preshevës, ku qytetarë, artistë dhe së fundmi edhe kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, u thirrën nga Gjykata e Serbisë, për shkelje të rregullave publike.

Për shtypjen dhe diskriminimin që po ju bëhet shqiptarëve në Luginë për vite të tëra, kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, në një bisedë në emisionin “Magazina”, në Radio Dukagjini, kërkoi nga Prishtina dhe Tirana të jenë më unike, për zgjidhjen e këtij problemi.

Reagimi vjen menjëherë pas deklarimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se propozimi i statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duhet t’i dorëzohet presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, për shqiptarët e Luginës.

“Çështja e Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve, nuk është çështje që duhet të akuzojnë Prishtina dhe Tirana njëra tjetrën, por zgjidhja duhet bërë përmes një unifikimi. Duhet kuptuar se ne jemi në shtypje të madhe nga Serbia, kemi diskriminim që vazhdon qe 30 vite, kemi pasivizimin ku nga viti 2011 janë pasivizuar mbi dhjetë mijë shqiptarë, kemi ikjen e të rinjëve për në Evropë nga mungesa e perspektivës dhe vazhdimisht përballemi me një Serbi që nuk integron shqiptarët, sepse nuk dëshiron t’i ketë aty. Dhe për këtë ne për vite të tëra, vazhdojmë të kërkojmë nga Prishtina dhe Tirana, të jenë të unifikuara në përgjithësi, veçmas për shqiptarët në Luginë të Preshevës”, ka thënë Arifi, për Radio Dukagjini.

Kujtojmë se pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, reagoi edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se e respekton shumë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, por shtoi se ai nuk është i autorizuar të hartojë statutin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika