Arifi: Kurti refuzoi ta propozojë një draft për Asociacionin, kjo do të na kushtojë

Avni Arifi, ish-koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për refuzimin e propozimit të draftit për Asociacionin, duke theksuar se çdo herë fitues në negociata është ai që harton draftin

Avni Arifi, ish-koordinator për dialogun Kosovë – Serbi.

Ish-koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi, lidhur me draftin e propozuar nga ndërkombëtarët për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ka thënë se mungon përmendja e Kosovës dhe qasja e saj në statut në kuptim të kontributit.

Ai ka theksuar se çdoherë fitues është ai që e harton draftin, dhe se në këtë rast, kryeministri Albin Kurti ka pasur mundësi të paraqesë një draft më të mirë, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Në draft statut mungon Kosova, mungon qasja e Kosovës në statut në kuptim të kontributit. Sa herë ka tema të tilla, gjithmonë fitues është ai që e harton draftin, sepse negociatat bëhen për atë që e ka bërë draftin, ne s’kemi pasur propozim… kemi pasur mundësi ta kemi një draft më të mirë, me ekspertët që ka Kosova, por ky ka refuzuar ndërkombëtarët e kanë marrë të 2013-tës, 15-tës, pak të ekipit të Serbisë dhe ka munguar pjesa jonë”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

Arifi ka shprehur shqetësimin e tij se ky draft në vend që t’i përfaqësojë interesat e Kosovës, po krijon një instrument të fuqishëm të Serbisë në Kosovë që mund të jetë pengesë për zhvillimin e vendit.

“Si tërësi po krijohet një instrument i fuqishëm i Serbisë në Kosovë që do jetë pengesë e zhvillimit të Kosovës, në shkëmbim të asgjës. Puna e njohjes de jure dhe de facto po ma kujton propozimin e Serbisë, që thonin ne i ofrojmë Kosovës më shumë se autonomi e më pak se pavarësi. Nuk ka njohje de jure apo de facto, ja të njeh, ja nuk të njeh”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka kritikuar mungesën e njohjes reciproke dhe sjelljen e Qeverisë, duke përmendur se kryeministri Kurti, nuk ka publikuar akoma dokumentin zyrtar.

Arifi ka shprehur mospëlqimin e tij për mënyrën si po zhvillohen negociatat dhe ka kritikuar opozitën për heshtje ndaj kësaj situate, duke sugjeruar se dokumentet nuk duhet të fshehën.

“Jam i befasuar, [me opozitën] ka heshtje. Kurti nuk po e jep dokumentin zyrtar, sepse po tenton të rrijë besnik në dialog. Po të fitonte vota me të, gjithë do ta kishte nga 10 faqe nga zyra e kryeministrit, po të fitonte vota. Një dokument nuk bëhet më i mirë duke e shtyrë e duke e fshehur”, ka deklaruar Arifi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika