Arifi për takimin e paralajmëruar në mes të Kurtit dhe Vuçiqit: Besoj që në këtë takim qendër e vëmendjes do të jetë Asociacioni

Avni Arifi, Analist "Debat Plus"

Për herë të fundit, Kurti dhe Vuçiq u takuan në Bruksel më 14 shtator të vitit 2023, kur diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por ky takim rezultoi pa ndonjë përparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore të palëve.

Tash, pas 9 muajsh, është paralajmëruar që do të ketë takim në mes tyre të mërkurën në Bruksel.

Analisti Avni Arifi, i ftuar në “Debat Plus”, është shprehur se nuk është kurioz se a do t’i shtrëngojnë duart Kurti e Vuçiq në takim, por thotë se letrat janë ato që duhet të na interesojnë.

“Nuk mendoj hiç se a i kanë shtrënguar duart, mua më intereson se çfarë ka në letra, sepse ne i kemi këqyrë fytyrat nganjëherë qysh i kanë, por nuk i kemi këqyrë letrat. Letrat janë me rëndësi, jo duart a i shtrëngojnë a jo.”

E Arifi thotë se ky takim është “i çuditshëm” ku sipas tij po vjen pas dy humbjeve diplomatike që ka pasur Kosova.

“Humbjet diplomatike ishin se nuk u hoqën masat, domethënë ka bllokadë brenda vendeve të BE-së, që është një humbje e madhe për Kosovën dhe e dyta është se është një humbje politike sepse ne një kohë të gjatë kemi kërku edhe opozita por edhe vetë Kurti kryeministri që të largohet Lajçaku, tash e morëm vesh që Lajçakut si rezultat i punës së mirë i është zgjatur mandati deri në janar nga BE-ja,” u shpreh Arifi.

Ndërsa për këtë takim të paralajmëruar, Arifi thotë se nuk pret që të ketë përparim të procesit, por sipas tij në vëmendje do të jetë Asociacioni i komunave.

“M’u duk interesant që erdhi në Kosovë dhe diti me aranzhu një takim pas 9 muajsh, nuk besoj se do të ketë një pajtim apo avancim të proceseve, por besoj se ky do të jetë edhe një takim i radhës ku në qendër të vëmendjes do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe tendecat që të shtyhet më tutje ky proces,” shtoi Arifi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika