Arifi pranon ftesë nga gjykata e Serbisë për vendosjen e flamurit shqiptar

Shqiprim Arifi, kryetari i Preshevës, ka njoftuar të hënën se ka pranuar një ftesë nga gjykata e Serbisë, për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se ka pranuar një ftesë nga gjykata e Serbisë për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, ai ka theksuar se ftesa është bërë me arsyetimin se kanë shkelur ligjet e shtetit të Serbisë.

Por, ai ka shtuar se kjo është dëshmi më shumë për shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës.

“Sot kam pranuar një ftesë për paraqitje në Gjykatën e Serbisë, me arsyetimin se kemi shkelur ligjet e këtij shteti për faktin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike. Kjo ftesë dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës, por për flamur do të paguajmë gjithmonë”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika