Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrezikojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) duke thënë se “me Amerikë s’ka lojë”.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka thënë se është e rëndësishme dhe jetike që të jetë një Republikë e Kosovës e cila ka një sovranitet të shtrirë në gjithë territorin e saj, por sipas tij, kjo arrihet vetëm me sinkronizim dhe koordinim me aleatët dhe miqtë ndërkombëtarë, sidomos me ShBA-në.

“Është e rëndësishme dhe jetike që të kemi një Republikë të Kosovës e cila ka një sovranitet të shtrirë në gjithë territorin e saj, por kjo arrihet vetëm me sinkronizim dhe koordinim me aleatët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Arifi.

Tutje, Arifi ka dënuar dhunën në veri, teksa ka ftuar qeverinë e Kosovës që me përkushtimin më të thellë të ruajë marrëdhëniet e ndërtuara me dekada me ndërkombëtarët.
“Ftojmë Qeverinë e Kosovës që me përkushtimin më të thellë të ruajë marrëdhëniet e ndërtuara me dekada me miqtë tanë ndërkombëtarë. Me Amerikë nuk ka lojë”.

Reagimi i tij vjen pasi një ditë më parë ShBA-ja njoftoi se ka vendosur ta sanksionojë Kosovën pas vendimit të Qeverisë për t’i vendosur kryetarët e komunave në veri në ndërtesat komunale, gjë e cila shkaktoi tensione në veri.

Vendimi i parë ishte për ta përjashtuar Kosovën nga stërvitja e madhe ushtarake “Defender Europe 2023″.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika