Arifi takon Escobarin, flasin mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është takuar me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale politike dhe veçanërisht për çështjen e Luginës së Preshevës

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është takuar me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Bashkë me Escobarin, Arifi ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale politike dhe veçanërisht për çështjen e Luginës së Preshevës.

“Adresova shqetësimin e madh mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe kërkova ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave, proces i cili shkelë drejtpërdrejtë të drejtat elementare njerëzore”, shkroi Arifi në Facebook.

May be an image of 8 people and text

Sipas tij, lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është e pandryshueshme dhe njëherit garancë për forcimin e Republikës së Kosovës.

“Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës”.

May be an image of 2 people

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika