Arifi vendos flamurin kombëtar në godinën e komunës së Preshevës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në godinën e komunës së Preshevës më datën 27 nëntor, me rastin e festës së 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar të hënën më 27 nëntorit në godinën e komunës së Preshevës.

Flamuri kombëtar është vendosur me rastin e 111-vjetorit të festës së flamurit së Shqipërisë.

Sipas Arifit, kjo është hera e shtatë radhazi në historinë e Preshevës, ku kryetari i komunës vendos flamurin kombëtar në komunën e Preshëvës.

“Përshendetje gjithë shqiptarëve anë e mbarë botës, edhe në Luginën e Preshevës, për hir të 28 Nëntorit e vendosim sot në godinën e komunës, flamurin kombëtar për së shtati herë kësaj radhe. Ne ua urojmë festën të gjithëve dhe ju faleminderit për mbështetjen, mos na harroni se jemi duke mbijetuar këtu dhe duke shpresuar që ju nuk na harroni kurrë”, ka thënë Arifi.

Ndryshe, në muajin shkurti të këtij viti, Gjykata e Vranjës kishte dënuar ish-kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafin, si dhe vetë institucionin që ai e kryeson, për kundërvajtje pas ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar, më 28 Nëntor të vitit të kaluar, për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika