Arifi: Veprimi i Listës Serbe është në harmoni me zyrtarët në Serbi

Analisti, Avni Arifi ka thënë se veprimet e Listës Serbe gjatë ditës së sotme është në harmoni me qëndrimet politike të zyrtarëve të Serbisë

Analisti Avni Arifi ka thënë se veprimi i Listës Serbe gjatë ditës së sotme është një veprim në harmoni me qëndrimet politike të zyrtarëve të Serbisë.

Arifi, në emisionin ‘Debat Plus’, ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka bërë “gabime të mëdhaja dhe se është dashtë të shpallet organizatë kriminale dhe është dashtë të ndalohet”.

“Ndoshta, Qeveria e Kosovës ka bërë një gabim të madh. Lista Serbe në bazë praktikave më të mira evropiane është dashur të shpallet si organizatë kriminale dhe është dashtë të ndalohet”, shtoi ai.

“Veprimi i sotëm i Listës Serbe është një veprim tonësi dhe harmoni me qëndrimet politike të zyrtarëve të Serbisë karshi dialogut, Marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit.
Lista Serbe dëshmoi aspiratat e saja politike çfarëdo që të jenë ato synon të realizojë përbrenda apo duke përdorur instrumentet e sistemit. Se çfarë instrumentesh shohim, ne e kemi parë një situatë vitin e kaluar dhe zgjon shumë dilema. Dhe shumë mundësi, të paktën, ata e shohin dhe dalin me elemente ilegale për t’i arritur aspiratat e qëllimet e veta politike”, shtoi Arifi.

Arifi shtoi se Lista Serbe është “krijesë” e presidentit serb, Aleksandër Vuçiçit dhe shërbimeve të intelegjencës.

“Lista Serbe, si një krijesë krejtësisht e Aleksandër Vuçiqit dhe shërbimet e intelegjincës do të punojë në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve serbë apo që do të jenë një faktor stabiliteti në Ksovoë?

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika