Arkitekti Sami Stagova, për Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ka thënë se gjendja në Kosovë nuk është e favorshme për pyjet.
Stagova ka thënë se pyjet në vend janë prerë më të madhe në të gjitha zonat e vendit, duke shtuar se kjo dukuri është që nga vitet e 90-ta e deri më tani.
Ai ka thënë se shkak për këtë situatë janë kërkesat për industrinë e drurit, por duke mos përjashtuar edhe ato për djegie.
Arkitekti është shprehur se në Kosovë nuk ka interesim për gjelbërimin e hapësirave të ndryshme dhe se është alarmante prerja e drunjve, duke theksuar mungesën e kontrollave.