Arkitektja ukrainase vjen në Gjirokastër për aktivitetin “Gjiro Art”

Aktiviteti "Gjiro Art" në Gjirokastër bashkon të rinjtë, në mesin e tyre edhe arkitekten nga Ukraina

Të rinjët nga vendet evropiane dhe Ballkani Perëndimor janë mbledhur në Gjirokastër për të nxitur aktivitetin e tyre krijues në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore.

Në mesin e tyre ishte një arkitekte ukrainase, e cila ka udhëtuar nga Ukraina duke sfiduar vështirësitë e luftës dhe është duke punuar që çatitë prej guri të Gjirokastrës të bëhen më tërheqëse për turistët, raporton “Zëri i Amerikës”.

Ky aktivitet mbështetet nga Bashkimi Evropian, ku të rinjtë pjesëmarrës vlerësojnë këmbimin e përvojës mes tyre dhe pasionin për artin dhe trashëgiminë kulturore.

“Gjiro Art” është një aktivtet, i cili zhvillohet në Gjirokastër që mbështetet nga programi kulturor evropian “Europa Krijuese”, ku të rinjtë punojnë për të krijuar vepra në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore.

Arkitektja ukrainase, Katerina Kuzmuk, ka ardhur në këtë aktivitet me një udhëtim të vështirë nga Kievi, duke kaluar një natë në kufi deri në Poloni dhe më pas në Shqipëri.

“Situata është shumë e vështirë në Ukrainë, çdo gjë është e pasigurt pasi ushtria ruse kryen bombardime.​ Në mesnatë njerëzit zgjohen nga sirenat e bombardimeve dhe tre a katër herë futen në bazat e strehimit për t`i shpëtuar goditjeve ajore”, ka thënë Katerina.

“Projekti im lidhet me pjesën e qytetit të vjetër të Gjirokastrës dhe konkretisht me çatitë prej guri. Po mendoj të hartoj një material me disa vende ku turistët kanë mundësi të shohin çatitë prej guri pasi në të shumtën e rasteve ato nuk shihen nga rrugët e ngushta. Ato jane unike dhe duhen gjetur mënyra që të ekspozohen për turistët nga pika panoramike që duhen përcaktuar në mënyrë profesionale dhe më pas ekspozuar”, ka thënë Kuzmuk.

Edvin Lamçe, përfaqësues i Fondacionit “Gjirokastra”, i cili koordinoi këtë aktivitet ka thënë se prej disa vitesh bashkëpunojnë me një organizatë homologe në Ukrainë, por këtë vit pjesëmarrja ishte e vështirë për shkak lufta.

“Partneri ynë në Ukrainë është “Arti Kids”, një orgnizatë në Kiev. Kemi pasur vështirësi për pjesën e parë të vitit pasi menduam që nuk do t’ia arrinim dot të bashkoheshim në aktivitetet tona. Por një nga përfaqësuesit ka udhëtuar me autobus drejt Polonisë dhe më pas drejt Tiranës për të marrë pjesë në kampin tonë të krijuesve”, ka thënë Edvin Lamçe.

Ndërsa, Orjda Dajko, e cila ka përfunduar studimet master për trashëgimi kulturore ka thënë se prania e Katerinës tregon që pasionet sfidojnë vështirësitë.

“Në momentin që kemi marrë vesh që vajza ishte nga Ukraina dhe ka ardhur nga Ukraina në Gjirokastër ne kemi bërë një duartrokitje të fortë të gjithë si grup sepse kjo tregon një sakrificë shumë të madhe për një person që e do artin që në një gjendje aq të vështirë që është vendi i vet arrin ta gjejë kohën dhe për vetveten”, ka thënë Orjda Dajko.

“Është dhe si një formë paqeje, ose një oaz ku ajo mund të gjejë kohë si artiste të mund të shkruajë dhe të punojë. Ka pasur mbështetjen e stafit dhe gjithë pjesëmarësve. Edhe në një festë që ishim së bashku u vunë disa këngë nga Ukraina që ishin një mbështetje shumë e madhe për Katerinën”, ka shtuar më tej Orjda Dajko.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika