Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll nisi fundjavën e kaluar, edhe pse u zhvillua vetëm katër sfida për shkak se ajo ndëmrjet Fushë Kosovës dhe Gjilanit është shtyrë për shkak të problemeve me këtë të kësaj të fundit.
Kampioni në fuqi, Ballkani e nisi me fitore duke e mposhtur Lirinë më rezultat 1-0, ndërsa derbi mes Dritës dhe Llapit i takoi gjilanasve që fituar me rezultat 2-0.
Në xhiron e 1-rë të Albi Mall Superligë, çmimi “Ylli i javës” i ka takuar mbrojtësit të KF Malishevës, Arlind Veliu.
Në ndeshjen kundër Dukagjinit ai ishte mbrojtës i pa kaluar dhe shumë i dobishëm edhe në fazën ofanzive, duke shënuar golin e vetëm në ndeshje që ia mundësoj Malishevës t’i gëzohet fitores dhe të arkëtoj 3 pikët e para.
Pasi mori këtë çmim, Arlind Veliu u shpreh i lumtur që skuadra e tij e nisi mbarë edicionin e ri garues në elitën e futbollit në Kosovë.
“Ndihem shumë mirë dhe i lumtur për këtë vlerësim dhe dua t’i falënderoj bashkëlojtarët e skuadrës dhe shtabin teknik pa të cilët sigurisht se nuk do të mund ta fitoja këtë çmim. Malisheva ka nisur me fitore këtë kampionat dhe shpresoj që të na shkoj mbarë i tërë kampionati. Skuadra jonë ka pasur shumë ndryshime nga merkako e fundit dhe na duhet akoma kohë që të komponohemi dhe të arrijmë të luajmë sipas filozofisë së trajnerit. Por, jemi shumë të motivuar dhe atmosfera në ekip është shume e mirë”, ka thënë Arlind Veliu për faqen zyrtare të FFK-së.