Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia ka bërë një hap në drejtim të bashkëpunimit me Kosovën, duke njohur zyrtarisht pasaportat e lëshuara nga institucionet kosovare.

Ky vendim përfshin njohjen e pasaportave të rregullta, diplomatike dhe zyrtare të Kosovës.

Lajmin e bëri të ditur zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social X, ku e vlerësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

“Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të rregullta, diplomatike dhe zyrtare. Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dy vendeve”, ka shkruar Ahmeti.

Edhe pse Armenia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, njohja e pasaportave konsiderohet një hap pozitiv.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika