Armëpushimi i Izraelit me Hezbollahun dhe Hamasin sërish në dyshim

Ushtria izraelite thotë se forcat e saj do të qëndrojnë në pesë vendndodhje strategjike në Libanin jugor pas afatit të së martës për tërheqjen e tyre sipas armëpushimit të arritur me grupin militant Hezbollah, pasi qeveria e Libanit shprehu zhgënjimin për vonesat e mëtejshme.

Një armëpushim i veçantë në Gazë ishte gjithashtu në dyshim, ndërkohë që u mbushën 500 ditë nga fillimi i luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit, ndërsa Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara dërguan sinjale kontradiktore nëse dëshirojnë që armëpushimi të vazhdojë. Bisedimet për fazën e dytë të armëpushimit nuk kanë filluar ende.

Zëdhënësi ushtarak izraelit, Nënkolonel Nadav Shoshani tha se pesë vendndodhjet në Liban ofrojnë pika të favorshme, ose ndodhen përballë komuniteteve në Izraelin verior, ku rreth 60,000 izraelitë janë ende të zhvendosur. Ai tha se “masa e përkohshme” u miratua nga grupi i punës i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për monitorimin e armëpushimit, i cili më parë u zgjat me tre javë.

Sipas marrëveshjes, forcat izraelite duhet të tërhiqen nga një zonë e ndërmjetme në Libanin jugor, që do të patrullohet nga ushtria libaneze dhe paqeruajtësit e OKB-së. Armëpushimi është arritur të mbahet që nga hyrja në fuqi në nëntor.

Presidenti libanez Joseph Aoun u tha gazetarëve se armëpushimi “duhet respektuar”, duke thënë se “armikut izraelit nuk mund t’i besohet”. Ai tha se zyrtarët libanezë po punonin në rrugë diplomatike për tërheqjen. Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Kassem tha të dielën se “nuk mund të ketë justifikime” për vonesën përtej afatit të së martës së kaluar.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika